Bebe Rexha shtrihet urgjent në spital, çka i ndodhi? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Bebe Rexha shtrihet urgjent në spital, çka i ndodhi?

10:11 | 09 Nëntor 2019

Bebe Rexha është shtrirë në spital.

Bebe Rexha ka shqetësuar fansat e saj, duke njoftuar se ajo nuk është mirë me shëndet, andaj është detyruar të shtrihet në spital, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja, ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter, për të treguar se nuk po ndihet mirë me shëndet, andaj u detyrua të shtrihet në spital.

“Përfundova në spital sot. Kam kapur diçka nga pushimet e mia. Mora antibiotikë për 10 ditë, por u ktheva më e fortë. Nuk do t’ia dëshiroja këtë askujt. Dita më e keqe ndonjëherë. Shpresoj të bëhem më mirë. Qëndroni të shëndetshëm dhe të lumtur. Ju dua të gjithëve”, ka shkruar ajo.

Ndërsa në një tjetër ‘tweet’ ajo shtoi “Nuk mund të gënjej, ndjehem e frikësuar. Thejsht, dua të ndjehem më mirë”.

Për ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Bebe Rexha është “You Can’t Stop dhe Girl”, njëherësh kolonë zanore e “Maleficent 2”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!