Beckham tregon se ku do ta përfundojë karrierën Messi

19:32 | 22 Gusht 2021

David Beckham, po përpiqet të bindë Lionel Messin të përfundojë karrierën e tij në Inter Miami, thotë The Mirror.

Ikona e Argjentinës së fundmi u bashkua me Paris Saint-Germain në një marrëveshje dyvjeçare, por pronari i Inter Miami tashmë ka qenë në kontakt për të diskutuar një kalim të mundshëm në MLS në 2023, përcjell ORAinfo.

Messi ishte në Miami kohët e fundit për të blerë prona dhe Beckham shpreson se ai do të angazhohet të luajë për klubin para se të varë këpucët e tij./ORAinfo/

Komento: