Befasi e madhe: Firminho tek skuadra e madhe italiane

10:10 | 18 Tetor 2021

Roberto Firminho tek skuadra e madhe italiane.

Roberto Firminho me shumë mundësi është duke kaluar sezonin e tij të fundit me fanelën e Liverpool pasi tashmë ka filluar të interesohet për një aventurë të re.

Bayern Munich ka shprehur interesim të madh për sulmuesin brazilian por bavarezët nuk janë të vetëm në këtë garë.

Bëhet fjalë për Milanin e cila ka Zlatan Ibrahimovic 40 vjeç dhe Olivier Giroud 35 vjeçar, të dy këta emra të mëdhenj që si zëvëndësim padyshim që kërkojnë një sulmues të kalibrit të rëndë.

Firminho aktualisht ka një vlerë rreth 40 milionë euro, para këto që mund të grumbullohen nga Rossonerët deri në verën e ardhshme.

Milan kishte mundësinë e transferimit të tij vite më parë kur brazilian nga Hoffenheim kaloi tek Liverpool për 20 milionë euro.

Komento: