Befasi e madhe në Big Brother VIP Kosova, futen tri vizitore të huaja kineze

21:56 | 02 Shkurt 2023

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova futen tri vizitore të huaja kineze.

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova po ndodhin ngjarje dhe situata nga më të ndryshmet.

Së fundmi, në shtëpi janë futur dy vizitore të huaja, përkatësisht kineze.

Mirëpo në kuadër të provës javore, banorët është dashur të shmangin prezencën e tyre, duke bërë sikur nuk po ekzistojnë.

Në një moment, ato kanë shkuar dhe kanë realizuar ‘selfie’ me Stresin, ndërkohë që ai nuk ka dhënë shenja afrimiteti me to, shkaku i provës.

Njëlloj është duke ndodhur edhe me Spiderman-in, për të cilin banorët duhet të jenë në gjendje që ta tejkalojnë sikur të mos ishte duke jetuar me ta.

Ndërkohë prapa kostumit të Spiderman-it qëndron i fshehur ish-banori i shtëpisë, reperi Getinjo.

Komento: