Befasi e madhe nga Giampaolo, ky lojtar është në formacionin startues

09:25 | 10 Shtator 2019

Sulmuesi i Milanit Samu Castillej pritet të startoj këtë fundjavë kundër Hellas Veronas.

Pasi arriti një vit më parë nga Villarreal në marrëveshjen që dërgoi Carlos Bacca në anën tjetër, spanjolli luajti kryesisht si një krah i majtë nën urdhrat e Gennaro Gattuso sezonin e kaluar

Sidoqoftë, ardhja e Marco Giampaolo ka parë që Castillejo të shndërrohet në një sulmues të dytë në një sistem 4-3-1-2, dhe ai deri më tani ka filluar dy ndeshjet e para të sezonit, përcjell ORAinfo.

“Ai i bën gjërat siç duhet, nga tre sulmuesit është ai që interpreton më së miri atë që unë kërkoj”, ka thënë trajneri i Milanit, Giampaolo.

Sipas Calciomercato, me Piatek, Rebic dhe Leao të angazhuar me ekipet e tyre kombëtare përkatëse (Portugezin me U21), Giampaolo do të fillojë përsëri me Castillejo kundër Veronas.

Kjo paraqet një mundësi tjetër që 24-vjeçari të provojë se ai mund të jetë një pjesë e rëndësishme e planeve të Milanit për sezonin. /ORAinfo/

Komento: