Befasi: Paris Saint-Germain siguron përforcimin e parë për merkaton e verës

23:06 | 27 Maj 2020

Paris Saint-Germain duket se tashmë ka siguruar përforcimin e parë për merkaton e verës.

PSG dhe Porto kanë rënë dakord për transferimin e Alex Telles.

Sipas “A Bola” transferimi i Telles në Paris do t’i kushtojë Parisenëve 25 milionë euro.

Interesim për Telles kanë shfaqur Juventus dhe Chelsea, mirëpo PSG ka arritur ta mposht konkurencën.

27-vjeçari ka luajtur 40 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 10 gola.

Komento: