Befasi për të gjithë, Shkëlzen Gashi bëhet me skuadër të re

21:54 | 02 Janar 2020

Shkëlzen Gashi është bërë tashmë me skuadër të re.

Futbollisti shqiptar, Shkëlzen Gashi, është transferuar në rangun e dytë të garave në Zvicër, te Aarau.

31-vjeçari është kthyer në Zvicër pas largimit nga Colorado Rapids në Amerikë.

Ai ka nënshkruar kontratë që e mban në Aarau deri më 30 qershor 2023.

Gashi ishte pjesë e Aaraut edhe në sezonin 2011-2012, ku kishte kontribuar me 23 gola e 19 asiste në 44 ndeshje.

Te Colorado ka realizuar 14 gola në 69 paraqitje.

Për Shqipërinë ka 16 paraqitje.

Pas 18 xhirove në Challenge League, Aarau është i shtati nga 10 skuadrat, me 22 pikë të tubuara.

Komento: