Befasia e javës: De Rossi po bëhet trajner i skuadrës nga Serie A

11:10 | 19 Shtator 2021

Daniele De Rossi është shumë pranë për tu rikthyer në Serie A, por kësaj radhe si trajner.

Legjenda e Romës dhe Italisë mund ta marrë drejtimin e skuadrës së njohur italiane, Bologna.

Eliminimi nga Kupa e Italisë javë më parë si dhe humbja e rëndë 6-1 nga Interi, ka bërë që vendi i trajneri Sinisa Mihajlovic mos të jetë i sigurt.

Football Italia ka raportuar se De Rossi tanimë është kontaktuar nga Walter Sabatini për t’ia besuar postin e trajnerit.

Ish-mesfushori italian nuk e ka shprehur asnjëherë dëshirën për tu bërë trajner pas përfundimit të karrierës.

Ai së fundmi ka qenë pjesë e stafit të Kombëtares së Italisë, por pas fitimit të trofeut në Evropian, De Rossi dha dorëheqje nga pozita që kishte.

Tani legjenda e skuadrës kryeqytetase duket shumë afër për ta marrë drejtimin e Bolognës, pasi aty ka për drejtor sportiv mikun e tij të madh Walter Sabatinin i cili e vlerëson jashtëzakonisht shumë De Rossin.

Komento: