Befasia e javës, Valon Berisha zyrtarizohet te ekipi i njohur francez

23:08 | 09 Korrik 2020

Futbollisti i njohur Valon Berisha ka kaluar tek Reimsi.

Mesfushori kosovar, Valon Berisha, ka bërë lëvizje të befasishme të enjten mbrëma.

Berisha është transferuar te Stade de Reims në Ligue 1 të Francës.

Ai i është bashkuar reprezentuesit tjetër të Kosovës, Arbër Zenelit.

Reimsi ka prezantuar Berishën si lojtar të ri nëpërmjet një videoje të tij në “twitter”.

Komento: