Saul Niguez do të rikthehet te Atletico Madridi. Mesfushori spanjoll që është i huazuar te Chelsea, nuk ka arritur ta bindë trajnerin Thomas Tuchel me paraqitjet e tij.
Saul u huazua gjatë verës nga klubi anglez por deri më tani ka pasur vetëm një paraqitje në Premier League.
Sipas mediave angleze, londinezët nuk do ta shfrytëzojnë të drejtën e blerjes së kartonit të lojtarit.
26-vjeçari do të rikthehet nga huazimi gjatë mini-afatit kalimtar të janarit.