Befason Lionel Messi, bën këtë ‘kërcënim’ për Barcelonën

00:02 | 18 Mars 2020

Ylli i Barcelonës, Leo Messi ka bërë një ‘kërcënim’ për skuadrën e tij.

Lionel Messi ka kërcënuar me largim Barcelonën.

El Confidencial raporton se Lionel Messi ka kërkuar transferimin e Neymar, ose ai do të largohet nga Barcelona.

Lionel Messi ka një kohë të gjatë që është përfshirë në spekulime rreth të ardhmes së tij, dhe ka të drejtën e shfrytëzimit të klauzolës së tij, që do t’i lejonte largimin.

Barcelona mezi po pret t’i ofrojë atij një marrëveshje të re, por atyre u është thënë se së pari duhet të sjellin Neymar në ‘Camp Nou’.

Një transferim te Barcelona, është duke e pritur edhe Neymar, që është bërë pishman me largimin drejt PSG.

Komento: