Befason Manchester City, po e transferon ‘dështakun’ e Barcelonës

15:14 | 27 Korrik 2021

Manchester City, në ndryshim nga sa ka ndodhur në dekadën e fundit, ka qëndruar i qetë në merkato, duke mos kryer asnjë transferim.

Merkatoja e “sky blues” ka funksionuar vetëm në dalje me largimet e Agueros, Eric Garcias, Angelinos e Jack Harrison, ndërsa në hyrje asnjë lëvizje për t’u evidentuar, vetëm futbollistë që janë kthyer nga huazimi.

Drejtuesit nuk është se nuk po punojnë dhe Guardiola i ka kërkuar klubit një qendërmbrojtës për të qenë një alternativë më tepër për dyshen Stones-Dias dhe në sipërfaqe ka dalë emri i francezit Samuel Umtiti. 27-vjeçari, i cili dikur ishte titullar i padiskutueshëm tek Barça, nuk është më i rëndësishëm për katalanasit dhe trajneri Koeman në sezonin e fundit e aktivizoi vetëm 6 herë në formacion në La Liga.

Francezi me origjinë nga Kameruni ka kontratë me Barçën deri në vitin 2023, por klubi spanjoll do të ishte i lumtur nëse Umtiti do të largohej, sepse përfiton 12 milionë euro neto në sezon pa bonuset dhe transferimi i tij diku tjetër do të lehtësonte borderonë e “blaugranave”.

Në këtë mënyrë, Barcelona është e gatshme të ulet menjëherë në bisedime me City-n, por duhet bindur edhe vetë, lojtari, sepse, për momentin nuk ka dëshirë të shkojë diku tjetër me një pagë më të ulët, pavarësisht se është i ndërgjegjshëm që tek “azulgranat” nuk ka më vend për të.

Komento: