Befason Milan, po e transferon sulmuesin ‘plak’ nga Napoli!

11:37 | 20 Mars 2020

E ardhmja e Zlatan Ibrahimoviç në AC Milan mbetet e pasigurt, dhe sa më shumë kohë që kalon, rreziku që ai të largohet në fund të sezonit forcohet më tej. Ndërkohë, kuqezinjtë po bëjnë plane.

Për shkak të situatës së Coronavirus, aktualisht ekziston një ngërç në negociatat midis klubit dhe Ibrahimovic. Megjithatë, ndjenja është se rinovimi i sulmuesit është mjaft larg, për shumë arsye.

Gazzetta Dello Sport raporton sot se në rast të një lamtumire për Ibrahimoviç, Milani po mendon të zëvendësojë atë me Arkadiusz Milik, përcjell ORAinfo.

Kontrata e sulmuesit të Napolit do të skadojë në vitin 2021 dhe e ardhmja e tij duket e paqartë.

Në fakt, Partenopei është në bisedime me Real Madrid mbi Luka Jovic, ndërsa ata gjithashtu kanë siguruar Andrea Petagna për sezonin e ardhshëm. Prandaj, sulmuesi polak e ka tw pamundur tw qwndrojw në San Paolo.

Në Milano, Milik mund të merrte një vend në njëmbëdhjetshwn statuse. Kjo është arsyeja pse ai do të miratojë një transferim në San Siro.

Sidoqoftë, Napoli nuk është i gatshëm të bëjë ndonjë zbritje, dhe kuqezinjtë madje mund të përpiqen të ofrojnë nodnjw lojtar dhe para në këmbim tw sulmuesit polak. /ORAinfo/

Komento: