Befason Mouinho: Ky është futbollisti më i mirë në botë

18:15 | 24 Dhjetor 2019

Mourinho ka treguar se kush është futbollisti më i mirë në botë sipas tij.

Jose Mourinho ka vlerësuar lart Lionel Messin, duke e bërë të qartë se ai i bën më të mirë edhe trajnerët që përballen me të, duke i detyruar të punojnë shumë në strategjitë për ta ndalur atë.

Trajneri portugez ka takuar Messin në shumë raste. Gjithmonë si rivalë, në ekipe të ndryshme.

Mourinho e di se si funksionon Messi, dhe është i vetëdijshm për aftësitë e tij të shkëlqyera kur ka topin në këmbët e tij.

“Messi i bën të gjithë trajnerët më të mirë, ai është më i miri”, ka deklaruar Jose Mourinho, përcjell lajmi.

“Ju duhet atë ta studioni, analizoni dhe vendosni”.

“Unë kam luajtur kundër Messit me Chelsea, Inter dhe Real Madrid. Në të gjitha ndeshjet, jemi paraqitur me qasje dhe objektiva të ndryshme. Ndonjëherë për të fituar, ndonjëherë për të mos humbur, të ndryshosh apo mbash rezultatin”.

Komento: