
Gjithmonë ka një rubrikë në emisionin “Live From Tirana”, e cila quhet “Social Top 5”. Një rubrikë që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.
Por cilët janë personazhet e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram apo në media këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë të famshmit e huaj dhe ata shqiptarë që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave…
10. Që pas zënkës me Kiarën brenda në shtëpi, Efi Dhedhes ka marrë të gjithë mbështetjen e publikut, duke arritur të mbajë konstant numrin e ndjekësve të saj dhe kjo ka sjellë të mos grumbullojë asnjë këtë javë në platformën e saj personale.

9. Qetsor Ferrunaj ka arritur të fitojë këtë javë 400 ndjekës në platformën e tij të Instagram-it.
8. Shtëpia ka ndryshuar menjëherë dinamikat e saj që pas futjes së 4 ish-banorëve. Një ndër to ka qenë edhe Bled Mane, i cili nga 34.8 mijë ka shkuar në 35.2 mijë ndjekës.
7. Kiara Tito këtë javë nga 646 mijë ai ka shkuar 647 mijë, duke fituar 1 mijë ndjekës, pas rënies së saj plot 30 mijë ndjekës javën e kaluar në Instagram. Kjo ka ardhur për shkak të zënkave që ka krijuar me rifutjen e saj në shtëpi dhe publiku nuk e ka pritur fare mirë këtë ndryshim të moderatores.
