AC Milan, ka vendosur interesin e tyre te sulmuesi i Real Madridit, Brahim Diaz, rapoton Gazzetta dello Sport.
Interesi nga Milano vjen pasi negociatat për Sulmuesin e Atletico Madridit, Angel Correa u prishën pas një çmimi prej 45 milion eurosh i vendosur lojtarit,përcjell ORAinfo.
Fleksibiliteti i Diaz e siguroi më parë atë një transferim te Real Madrid nga Manchester City dhe talenti i ri mund të ishte një përshtatje perfekte për Milanin./ORAinfo/