Matthijs de Ligt, nuk është i kënaqur me situatën e Juventusit në Torino, i cili po kalon një nga momentet më të vështira në 10 vitet e fundit.
Dhe, në të njëjtën kohë, ai nuk e ka të qartë vazhdimësinë e tij në skuadër pas ardhjes së Massimiliano Allegrit,përcjell ORAinfo.
Synimi i tij është të largohet nga klubi sa më shpejt që të jetë e mundur për të ndjekur projeksionin e tij në një klub tjetër që ka një projekt të aftë për të fituar tituj.
Mbrojtësi holandez ka një klauzolë përfundimi prej 150 milionë euro për verën e ardhshme, kështu që çdo klub që dëshiron ta inkorporojë atë do të duhet ta paguajë atë shumë./ORAinfo/