Bëhet nami, ja ku po përfundon Laxalt – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Bëhet nami, ja ku po përfundon Laxalt

17:26 | 15 Janar 2020

Agjenti i mbrojtësit ,Diego Laxalt ishte i pranishëm në Casa Milan të Mërkurën por jo për të diskutuar një rikthim te kuqezinjtë.

Anto Vitiello tregoi se bisedimet po zhvilloheshin midis Milanit dhe përfaqësuesve të uruguaianit , ndoshta mbi potencialin e një rikthimi të hershëm.

Me një largim të Ricardo Rodriguez, kuqezinjtë pritet të zhyten në treg për të siguruar një mbrojtës , me Laxalt një opsion i mundshëm, përcjell ORAinfo.

Sipas Gianluca Di Marzio, bisedimet me agjentin e Laxalt nuk ishin për një kthim të menjëhershëm.Në fakt, ai dëshironte të dinte nëse Milani do të sanksiononte një transferim në Spanjë për klientin e tij, ku ka disa klube të interesuara.

Di Marzio shton se, në rast të daljes së Rodriguez, kuqezinjtë synojnë të nënshkruajnë një të ri që të rritet pas Theo Hernandez.

Daniele Longo shkon edhe më tej duke shtuar se tre klube të LaLiga duan të nënshkruajnë Laxalt: konkretisht Real Mallorca, Eibar dhe Deportivo Alaves./ORAinfo/

Komento: