
Kalidou Koulibaly, është njëri ndër futbollistët më të kërkuar në këtë afat kalimtar.
Paris Saint-Germain po kërkon të transferojë Kalidou Koulibaly nga Napoli duke i ofruar një pagë prej 12 milion eurosh,përcjell ORAinfo.

Manchester City, Manchester United dhe Real Madrid raportohet se po monitorojnë situatën e qendërmbrojtësit.
Drejtori sportiv i PSG, Leonardo u takua me agjentët e Senegalezit këtë javë për të diskutuar pagën e tij./ORAinfo/