Bëhuni gati, Mot me shi, rrufe e breshër gjatë javë së ardhshme

19:13 | 28 Gusht 2022

Moti do të ndryshoi javën e ardhshme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot të ndryshueshëm gjatë javë së ardhshme.

Sipas IHMK-së gjatë javës moti do të jetë i ndryshueshëm me reshje shiu i shoqëruar me shkarkime rrufesh e në disa zona edhe breshër.

“Ditët e fundit të gushtit vazhdojnë të mbeten nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, duke mundësuar mot të paqëndrueshëm, me diell dhe vranësira të cilat herë-herë kanë mundësi të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Ekziston rrezik që nëpër vende të kufizuara reshjet e shiut të shoqërohen me breshër apo breshnizë”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Komento: