Bëjnë paqe Xhuli dhe Mbresa

17:18 | 12 Prill 2023

Xhuli dhe Mbresa bëjnë paqe.

Përgjatë Big Brother VIP Kosova, kanë pasur një raport goxha të mirë shoqëror i cili u prish pak nga fundi i aventurës televizive.

Por, dy finalistet, Juli dhe Mbresa duket t’i kenë lënë anash grricjet e javëve përmbyllëse të formatit.

Ato janë bërë bashkë mbrëmë teksa këtë e kanë “faktuar” përmes një InstaStory.

Mbresa e ka ngacmuar sërish pak Julin me fjalën ikonike “fuqizim” të cilën ajo e ka pasur vështirë ta shqiptojë sa herë i është rrekur kauzave për vajzat dhe gratë.

“Shkojmë pak me fuqizizëm”, është shprehur ajo me humor.

Komento: