Bekim Jashari: Diaspora shqiptare mblodhi 160 mijë euro për familjet në nevojë në Skenderaj.
160 mijë euro janë mbledhur për familjet në nevojë nga Komuna e Skenderajt nga një aktivitet humanitar në Londër.Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, është shprehur i lumtur me me humanizmin e madh të shqiptarëve të diasporës në Londër në kuadër të aktivitetit të organizuar nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”.
“Pa diasporën tonë aktive e të mirëorganizuar nuk do të vinte Liria, Shtetësia dhe as zhvillimi ekonomik tani”, ka thënë Jashari, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, sipër disa fotografive nga ky aktivitet.
Sipas Jasharit, diaspora jonë duhet të këtë më shumë hapësirë vendimmarrëse në institucionet tona shtetërore dhe trajtim më të mirë institucional.
Më poshtë e gjeni postimin e tij:
Faleminderit diaspora jonë!
I lumtur por edhe i emocionuar me humanizmin e madh të shqiptarëve të diasporës në Londër, të treguar edhe dje në një aktivitet humanitar të organizuar nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe biznesmeni i suksesshëm në Londër, Xhavit Krasniqi.
Ata, dje dhuruan 160 mijë euro për familjet në nevojë nga komuna e Skenderajt dhe ajo e Suharekës.
Pa diasporën tonë aktive e të mirëorganizuar nuk do të vinte Liria, Shtetësia dhe as zhvillimi ekonomik tani.
Diaspora jonë duhet të këtë më shumë hapësirë vendimmarrëse në institucionet tona shtetërore dhe trajtim më të mirë institucional.