Bekim Jashari tregon se kush ia largon mallin dhe dhimbjen ndaj familjes

09:39 | 04 Tetor 2020

Bekim Jashari: Mallin dhe dhimbjen ndaj familjes ma largon Besarta.

Bekim Jashari, Kryetari Komunës së Skenderajt, ka thënë se motra e tij, Besarta Jashari, i kujton pjesën tjetër të familjes, të cilët u vranë nga forcat policore serbe.

“Një letër nga motra ime e vetme, Besarta, ajo që më ka mbetur gjallë nga familja ime e ngushtë”.

“Besarta mi kujton motrat dhe vëllezërit: Selveten, Afeten, Besimin, Lirien, Blerimin, Fatimen dhe Blerinën e vogël e cila ishte më e lidhura shpirtërisht me mua”.

“Mallin dhe dhimbjen ndaj familjes ma largon Besarta duke me dhënë forcë e dashuri familjare, sa herë që e shoh të lumtur me dy fëmijët e saj”, ka thënë Jashari.

Komento: