Belotti në radarin e klubeve të mëdha italiane

10:34 | 24 Prill 2021

Roma, Milan dhe Inter e duan Belottin.

AC Milan, Inter dhe Roma do të tentojnë ta transferojnë Andrea Belottin nga Torino gjatë verës.

“Calciomercato” raporton se gjigantët e Serie A do të tentojnë të shfrytëzojnë sezonin me luhatje të Torinos.

Torino gjendet vetëm tri pikë larg zonës së rrezikshme dhe deri në fund do të djersiten shumë për të mbetur në Serie A.

Belotti edhe në të kaluarën është kërkuar nga klubet e mëdha, por kishte preferuar qëndrimin në Torino.

Komento: