Beniada shfaqet në krahët e ish-konkurrentit të “Për’Puthen”

19:55 | 17 Mars 2022

Beniada është një nga ish-banoret më të dashura të këtij Big Brother VIP.

Ajo arriti finalen e këtij formati krah Ilir Shaqirit, Donald Veshajt dhe Einxhel Shkirës, duke u renditur e katërta.

Pas daljes nga reality-shoë modelja është angazhuar në televizion ku krah rolit si moderatore në emisionin “Procesi Sportiv” po sjell edhe një rubrikë të re në “E Diell” me Argjira Spancën.

Së fundmi ish-konkurrenti i “Përputhen”, Bashkim Saiti dhe Beniada Nishani janë shfaqur krah njëri-tjetrit.

Ka qenë ish-konkurrenti i Për’puthen ai që ka publikuar në Instastory një video me modelen.

Ata shihen në ambientet e Top Channel ku duket se kanë qenë në një intervistë të përbashkët në “E diell”.

“Shikoni me kë jam…O Beniadë ku po shkon? Njerëzit duan një foto me ty. Hajde ta bëjmë”, thotë Bashkimi në videon në fjalë.

Kujtojmë se Bashkimi këtë kohë u fol për një lidhje me një modele, emri i së cilës nuk është zbuluar.

Komento: