Karim Benzema ka shënuar në pjesën e parë të gjysmëfinales ndaj Chelsea në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Me këtë gol, Benzema ka hyrë në listën e top 4 golashënuesve më të mirë në histori të kësaj gare, shkruan lajmi.net.
Francezi ka shënuar golin e tij të 71-të në Ligën e Kampionëve dhe tani ka barazuar legjendën e Real Madrid, Raul Gonzalez.
Vetëm Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Robert Lewandowski tani kanë shënuar më shumë gola se sulmuesi 9 i Real Madrid.