Beqaj: Gjithmonë mirënjohës SHBA-ve për vendosje e paqes në Kosovë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Beqaj: Gjithmonë mirënjohës SHBA-ve për vendosje e paqes në Kosovë

13:41 | 12 Qershor 2019

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës nga forcat e Aleancës Veriatlantike NATO.

“Sot jemi shumë të nderuar me prezencën e akterëve të lirisë së vendit tonë, Presidentit Bill Clinton, Sekretares Madeleine Albright, Gjeneralit Wesley Clart si dhe shumë personaliteteve tjera, për të shënuar së bashku shënimin e 20-të vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Gjithmonë mirënjohës SHBA-ve për vendosje e paqes në Kosovë”, ka shkruar ministri Besim Beqaj në profilin e tij, në rrjetin social Facebook.

Ndryshe 12 qershori i vitit 2019 shënon 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!