Berat Rukiqi: Qeveria rriti deficitin tregtar, 5 miliardë euro më pak në ekonominë tonë

15:47 | 11 Prill 2023

Rukiqi: Qeveria rriti deficitin tregtar, 5 miliardë euro më pak në ekonominë tonë.

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se ka rritur vetëm deficitin tregtar, edhe pse ka ardhur në pushtet me premtimin për rritje të prodhimit vendor dhe zvogëlim të varësisë nga importi, raporton Express.

Përmes një postimi në Facebook, Rukiqi ka thënë edhe se s’ka asnjë reformë fiskale që do të nxiste rritjen e prodhimit vendor dhe asnjë investim të huaj në prodhim.

“Kjo qeveri që erdhi me premtimin për rritje të prodhimit vendor dhe zvogëlim të varësisë nga importi, rriti vetëm deficitin tregtar. 5 miliard euro është vlera e deficitit tregtar, rekord për periudhen e pasluftës. Rritje rekorde e importeve, përfshirë rritje të importit të grurit, miellit, qumështit dhe energjisë elektrike”, ka shkuar Rukiqi.

Komento: