Bëri lojë fantastike mbrëmë, Milan ‘anulon’ shitjen e këtij lojtarit

12:32 | 16 Janar 2020

Sulmuesi polak, Krzystof Piatek ka shkëlqyer mbrënë me ndeshjen që Milan e mposhti Spal në kuadër të Kupës së Italisë.

Në këtë ndeshje Piatek shënoi një gold he asistoi për golin e dytë të cilën e realizoi Castillejo.

Kjo paraqitje e Piatek ka gëzuar edhe drejtuesit e Milanit, Boban dhe Maldinin. Ata tani janë në dyshime për shitjen e lojtarit gjatë janarit, përcjell ORAinfo.

Kjo për faktin se sulmuesi polak pas një kohë është rikthyer të goli dhe për me tepër ka pasur një paraqitje fantastike.

E kjo paraqitje mund t’i bindë drejtuesit e Tottenham që të rrisin edhe ofertën për Piatek.

Sulmuesi polak sipas mediave italiane ende mbetet në treg, por vetëm me dy kushte: duhet të arrijë një ofertë prej 28-30 milionë euro dhe vetëm një transferim i përhershëm.

Mbetët të shihet se cila do të jetë oferta e radhës nga klubi anglez. /ORAinfo/

Komento: