
Suspendohet komandanti i Policisë në Skenderaj.
Është suspenduar nga detyra komandanti i Policisë në Skenderaj Basri Durmishi.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rashit Qalaj.
Suspendimi i Durmishit është bërë për shkak të një postimi në Facebook.
Numri një i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka marrë një vendim që zyrtarët policor të mos shfaqen në rrjete sociale me komente apo postime të ndryshme të cilët mund të ndikojnë në pozitën e tyre të zyrtarit policor.