
Situata në Mal të Zi nuk është e qetë.
Anton Berisha ka dhënë një mendim mbi zhvillimet e fundit në Mal të Zi.
Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka alarmuar për ndërhyrjen serbe në interesat shtetërore të Malit të Zi, shkruan lajmi.net.
Berisha shprehet se “po i shqyrtuam në thellësi gjërat ashtu siç bëri politikani me eksperience të jashtëzakonshme Gjukanoviq, atëherë dalim te një fakt dëshpërues, në indikacionet që tre kryeministrat shqiptarë indirekt dhe direkt janë duke i kontribuar interesave serbe.”.
Ky është postimi i tij i plotë:
Përderisa ne, me naivitetin tipik numërojmë kryeministrat shqiptarë, ngase nuk kemi aftësinë e shqyrtimit përtej sipërfaqësores, malazeztë në krye me presidentin Gjukanoviq u deklaruan: “ marrëveshja me Kishën Serbe kërcënon interesat shtetërore të Malit të Zi.”
Dhe, po i shqyrtuam në thellësi gjërat ashtu siç bëri politikani me eksperience të jashtëzakonshme Gjukanoviq, atëherë dalim te një fakt dëshpërues, në indikacionet që tre kryeministrat shqiptarë indirekt dhe direkt janë duke i kontribuar interesave serbe.
Malazeztë kanë vendosur tē mbrohen nga depërtimi i interesit serb prej një kryeministri shqiptar, por si do të mbrohemi ne prej të tonëve në parandalimin e ekspansionit serb mbetet dilemë e vështirë.