Bernard Berisha reagon pasi Bernard Challandes e la jashtë listës për ndeshjet e shtatorit

21:33 | 27 Gusht 2021

Bernard Challandes sot konfirmoi listën e lojtarëve të ftuar për tre ndeshjet e shtatorit.

Kosova do të luajë ndaj Gjeorgjisë, Greqisë dhe Spanjës për eliminatoret për Kupën e Botës.

Në listë mungon sulmuesi anësor, Bernard Berisha, i cili po zhvillon një sezon mjaftë të mirë me Akhamt Groznin në Rusi.

Atij nuk i ka pëlqyer mos-ftesa nga selektori duke ka reaguar nëpërmjet llogarisë së tij në ‘Facebook’.

“Zoti osht me i madhi nuk i perkulem askujt perpos teje”(sic.), ka shkruar Berisha në llogarinë e tij.

Futbollisti pejan ka zhvilluar katër paraqitje në sezonin e ri të kampionatit rus ku ka regjistruar dy asistime.

Komento: