Bersant Celina lë gjurmë në Francë, kështu u vlerësua sot

17:16 | 27 Shtator 2020

Bersant Celina ka nisur të shkëlqej në Lige 1.

Vetëm paraqitja e dytë si ttitullar në Francë, por Bersant Celina tashmë ka nisur të tregojë klasin,

Edhe pse ekipi i tij, Dijon, barazoi 2-2 në fund me Montpellier në një ndeshje të Ligue 1, ai bëri paraqitje fantastike.

Celina asistoi te dy golat e vendasve dhe u largua nga loja kur rezultati ishte 2-1, sfidë që u mbyllë në fund 2-2.

Për shkak paraqitjes mbresëlënëse, ai është vlerësuar si me i miri për ekipin e tij pas ndeshjes.

Komento: