BERZH: Parashikimet për rritjen ekonomike, Kosova e treta në rajon

20:09 | 04 Nëntor 2021

Pandemia ka sjellë shumë rënie në fushën e ekonomisë.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka publikuar parashikimin e saj për ekonominë e 37 shteteve – përfshirë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sa i takon këtij të fundit, BERZH parashikon një rritje prej 6.4 për qind për vitin 2021, në raportin e saj të fundit të Perspektivave Ekonomike Rajonale (REP).

Shqipëria renditet e dyta në rajon dhe ndiqet nga Kosova në vendin e tretë. Renditjen e kryeson Mali i Zi dhe listën e mbyll në vend të fundit Maqedonia e Veriut.

Prodhimi industrial dhe eksportet në rritje në Bashkimin Evropian (BE) po mbështesin rritjen në Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

Ndërsa Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, sipas BERZH, po përfitojnë nga një rikthim i fortë në sektorin e mikpritjes gjatë muajve të verës.

“Rimëkëmbja është nxitur edhe nga zgjerimi i konsumit të familjeve, i mundësuar nga rritja e remitancave, rritja e pagave nominale dhe rritja e kredisë në shumicën e ekonomive të rajonit”, raporton BERZH.

Komento: