Besart Berisha: Në Prishtinë nuk kam ardhur për para

14:50 | 22 Shtator 2021

Besart Berisha ka mbajtur një konferencë për media gjatë prezantimit të tij te FC Prishtina.

Golashënuesi më i mirë në Australi ka thënë se te skuadra kosovare nuk ka ardhur për para.

“Nuk ka qenë puna financiare. Unë këtu kam ardhur që të luaj, t’i ndihmoj lojtarët e rinj”, ka thënë Besarti.

“Fillimisht dua që të fitoj dhe të shënoj gola, kjo është puna ime”, tha ndër të tjerash Berisha.

“Dua që të fitoj përsëri titullin, unë do të jap maksimumin, Kam respekt për ligën dhe lojtarët që luajnë këtu. Unë nuk dua të tregoj që kam përvojë më shumë, dua të jap maksimumin”, tha ndër të tjerash futbollisti i Prishtinës.

FC Prishtina fitoi një “ankand” për futbollistin kosovar kundrejt FC Ballkanit.

Komento: