Besiktasi kontakton Atalantën, synohet transferimi i Berat Gjimshitit

22:05 | 27 Gusht 2023

Berat Gjimshiti mund të largohet nga Atalata pas shtatë viteve qëndrim në Bergamo.

Qendërmbrojtësi shqiptar është një nga pikat kyçe të skuadrës së udhëhequr nga Gasperini, por ai ka rënë në radarin e Besiktas.

Duke planifikuar të përforcohen në mbrojtje, trajneri Senol Gunes e ka futur në listën e dëshirave mbrojtësin shqiptar.

Bein Sports ka raportuar se Besiktas ka kontaktuar Atalantën për të pyetur rreth vlerës së lojtarit pasi duan ta transferojnë atë në Stamboll.

Në fakt qendërmbrojtësi shqiptar edhe para tre viteve ishte në listën e dëshirave të klubit turk, por ishte Atalanta që nuk deshi të dëgjonte për ofertën.

Tani drejtuesit e skuadrës bardhezi po tentojnë që në ditët e fundit të afatit kalimtar të nënshkruajnë me mbrojtësi nga Tërrnoci.

Vlera aktuale e Gjimshitit në tregun e transferimeve është 10 milionë euro, derisa 30-vjeçari ka kontratë me Atalantën deri në verën e vitit 2026.

Komento: