Besimtarët nuk lejohen të falin namazin e Bajramit në Xhaminë e Dardanisë

08:33 | 31 Korrik 2020

Pavarësisht vendimit të BIK, disa besimtarë tentuan ta falin namazin në xhami.

Ndonëse interesim kishte nga besimtarët myslimanë që të falin Kurban Bajramin në Xhaminë e Dardanisë në Prishtinë, ata nuk u lejuan.

Kjo pasi me vendim Qeveria e Kosovës dhe BIK e kanë ndaluar këtë aktivitet si masë preventive për mbrojtjen e beismtarëve nga koronavirusi.

Njëri nga pjesëtarët e këshillit të kësaj xhamie, Idriz Pllana thotë se edhe në këtë xhami nuk u fal Kurban Bajrami.

Ai thotë se interesim pati por që nuk u lejuan të hyjnë në xhami pasi ishte e mbyllur.

Komento: