Besnik Bislimi mirëpret Ardita Sinanin, e uron edhe zyrtarisht për detyrën e re

14:59 | 06 Gusht 2024
besnik-bislimi-mirepret-ardita-sinanin,-e-uron-edhe-zyrtarisht-per-detyren-e-re

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka mirëpritur sot kryetaren e Preshevës, Ardita Sinanin.

Përmes një njoftimi në Facebook, Bislimi bëri të ditur se në takim me Sinanin, i ofroi mbështetje në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Në qeveri, e mirëpritëm Kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, të cilën e urova dhe zyrtarisht për marrjen e detyrës së re. Bashkëpunimi i jonë do të jetë i fuqishëm dhe i qëndrueshëm, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Mbështetja jonë do të vijojë të jetë e palëkundur në shërbim të ruajtjes së gjuhës, kulturës e traditave të shqiptarëve atje”, ka shkruar Bislimi, njofton Klankosova.tv.

Pos tij, Sinani është mirëpritur sot edhe nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

May be an image of 2 people and the Oval Office

 

Komento: