Besoni ose jo, këta futbollistë nuk duan ta shohin me sy Ronaldon

17:25 | 05 Maj 2019

Për dikënd është yll, por dikush ka që e urrenë, Cristiano Ronaldon.

Të jesh një nga futbollistët më të fortë në histori, nuk është aspak e thjeshtë.

Mbi të gjitha në sytë e atyre që luajnë së bashku me ty, apo edhe kundërshtareve. Për këtë motiv Cristiano Ronaldo, në 17 vite karrierë si profesionist, ka pasur jo pak armiq, të cilët e kanë shfaqur hapur urrejtjen për të.

Gonzalo Higuain

Argjentinasi nuk e ka fshehur asnjëherë antipatinë për Ronaldon. Si një bashkëkombës i Messit, një ditë në konferencë për shtyp u shpre: CR7 ka një ego joproporcionale. Nëse nuk e pranon se ai është më i miri, ai nuk shpërfill.

Ai mendon se është më i madhi prej të gjithëve, por unë mendoj se ai është vetëm i mbivlerësuar”. Ardhja e portugezit te bardhezinjtë, solli transferimin e tij te Milani, teksa më 11 nëntor 2017, në ndeshjen e parë të Higuian ndaj Juventusit, argjentinasi shpërtheu ndaj tij.

Arturo Vidal

Në vitin 2017 kilieni u shpreh për Ronaldon: Cristiano është idiot. Nuk ka vlerë për mua”. Vidal ka kritikuar Realin dhe Ronaldon shpesh herë për favorizime në Champions League.

Gerard Pique

Mbrojtësi katalanas mendon se ai simunon shumë. “Ronaldo ka një tendencë për t’u rrëzuar gjithmonë’’. Të dy futbollistët janë përballuar dia herë mes tyre, teksa portugezi nuk është kursyer në disa raste duke e turpëruar në fushë.

Dani Alves

Cristiano është akuzuar shpesh herë nga futbollistët katalanas, teksa mes tyre ka qenë edhe Dani Alves: Kur fitojnë, të gjithë flasin për të. Duhet edhe të mësojnë është kur humbasin”. Antipatia e brazilianit është shprehur edhe për “Topin e Artë”. “Nuk e kuptoj përse është në pod”. Ronaldo ndërkohë ka refuzuar ta përshëndes Alves-in në ceremoninë e këtij eventi.

Koke

Në derbin e Madridit në vitin 2016, Koke ka sulmuar Roaldon. Sipas mediave spanjolle, ishte viktime e akuzave homofobike nga kundërshtari.

Komento: