Besoni ose jo, Mino Raiola ngriti Milanin nga “humënera” – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Besoni ose jo, Mino Raiola ngriti Milanin nga “humënera”

13:27 | 18 Tetor 2020

Agjenti Mino Raiola ngriti Milanin nga “gërmadhat”.

Zlatan Ibrahimovic është kthyer në Serie A duke lënë gjurmë! Ashtu si tha ditën e parë kur firmosi me Milanin për aventurën e tij të radhës pas plot 8 vitesh “nuk do të jem thjesht mascot, kam ardhur të luaj dhe fitoj”, ashtu edhe fusha po tregon se suedezi ka ende uri: 5 gola në 3 ndeshjet e para të sezonit (ka munguar në 4 ndeshje të tjera, dy Europa League dhe dy në kampionat për shkak të Covid).

Në derbi protagonist me dy gola, ndërsa i shënoi edhe në janar zikaltërve në sfidën që kuqezinjtë humbën 4-2.

Por, nëse Zlatan sot udhëheq Milanin dhe e ka rregulluar nga katastrofa që e gjeti (Pioli ishte në vështirësi) ka meritë edhe agjenti Mino Raiola.

I pyetur nëse ndihet i mahnitur me performancën e tij, Zlatan u përgjigj: “Nuk jam i befasuar sepse e di nivelin tim. Në Mançester pas dëmtimit i thashë Mourinhos që të mos më telefononte sepse nuk isha gati, kështu që shkova në Amerikë të luaja.

Atëherë isha në dyshim nëse duhej të ndaloja apo jo, pra të tërhiqesha.

Por, Mino Raiola më tha se ishte shumë e lehtë për ta mbyllur karrierën në Amerikë.

Më tha se duhet ta mbyllja në Europë në nivele të larta dhe jo në një kampionat larg! Madje, më bëri me dije se Milani interesohej dhe nuk u mendova gjatë. Mora në telefon drejtuesit kuqezi dhe u thashë: po vij!”.

Komento: