Biden cakton takim “të jashtëzakonshëm” me krerët e NATO-s në Evropë për situatën në Ukrainë

18:53 | 15 Mars 2022

Situata në Ukrainë: Biden cakton takim “të jashtëzakonshëm” me krerët e NATO-s në Evropë.

Presidenti amerikan, Joe Biden do të udhëtojë në Evropë javën e ardhshme për një takim të jashtëzakonshëm dhe për të treguar mbështetjen e SHBA për Ukrainën.

Kështu ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë në një komunikatë për media, shkruan CNN, transmeton lajmi.

Biden do të takohet personalisht me liderët botërorë të NATO-s në Bruksel të enjten e ardhshme.

Misioni i SHBA në NATO konfirmoi gjithashtu vizitën e Biden.

“Presidenti do të udhëtojë në Bruksel, Belgjikë, në fund të këtij muaji, ku do të bashkohet me Samitin e jashtëzakonshëm të NATO-s më 24 mars për të diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme të parandalimit dhe mbrojtjes në përgjigje të sulmit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës, si dhe për të referuar riafirmimin dhe angazhimin tonë ndaj partnerëve të NATO-s”, u tha gazetarëve sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki në konferencën për shtyp të së martës.

“Ai do të bashkohet gjithashtu në një samit të planifikuar të Këshillit Evropian për të diskutuar shqetësimet tona të përbashkëta për Ukrainën, duke përfshirë përpjekjet transatlantike për të imponuar kosto ekonomike ndaj Rusisë, për të ofruar mbështetje humanitare për ata që janë prekur nga dhuna dhe për të adresuar sfidat e tjera që lidhen me konfliktin”, tha tutje Psaki.

Komento: