Biden letër Vuçiqit, i përmend kompromise për Kosovën: Marrëveshja për normalizim, hap kyç për stabilitet në rajon dhe Evropë

10:53 | 14 Shkurt 2024

Presidenti amerikan, Joseph Biden i ka dërguar një letër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me rastin e ditës së shtetësisë, njoftoi sot Presidenca në Serbi.

Në letrën e Bidenit, Vuçiqit i bëhet thirrje që Serbia të vazhdojë të angazhohet në dialogun me Kosovën, të ndërmjetësuar nga BE-j.

Biden në letrën e tij thotë se Marrëveshja për normalizim me Kosovën dhe zbatimi i saj paraqet hap kyç drejt një një të ardhme paqësore për rajonin dhe Evropën.

Biden shtoi se ai “inkurajon Serbinë që të vazhdojë me progresin e arritur të vitit të kaluar në Dialogun me Kosovën, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, teksa përmend edhe kompromiset që duhet bërë në këtë proces.

“Marrëveshja për normalizim dhe zbatim paraqet hap kyç drejt një të ardhmeje më paqësore dhe më të suksesshme për Serbinë, rajonin dhe Evropën”, thuhet në urimin e presidentit amerikan.

“Me zgjedhjet pas jush, inkurajoj Serbinë të ecë përpara në promovimin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin dhe të ndërmarrë hapa proaktivë, duke përfshirë kompromisin kur është e nevojshme, në mënyrë që të normalizohen shpejt marrëdhëniet me Kosovën përmes dialogut nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me ju, Prishtinën dhe partnerët tanë të Bashkimit Evropian për të arritur këtë qëllim të rëndësishëm”, thuhet në letrën e Bidenit.

Komento: