Biden për dënimin e Trumpit: Askush nuk është mbi ligjin

20:45 | 31 Maj 2024
biden-per-denimin-e-trumpit:-askush-nuk-eshte-mbi-ligjin

Presidenti amerikan, Joe Biden ka folur në një konferencë për shtyp rreth gjykimit të djeshëm dhe shpalljes fajtor të Donald Trumpit për falsifikimin e të dhënave të biznesit.

“Parimi amerikan se askush nuk është mbi ligjin u riafirmua”, thotë ai, raporton skynews.

Ai tha se 77-vjeçarit iu dha mundësia të mbrohej, juria u zgjodh si çdo juri tjetër në SHBA dhe pas një diskutimi të kujdesshëm, ajo mori një vendim unanim.

Presidenti tha se Trumpit tani do t’i jepet mundësia për të apeluar vendimin “si kushdo tjetër” që është dënuar penalisht.

Komento: