Bie nga kati i gjashtë një grua në Ferizaj, kjo është gjendja e saj

16:10 | 25 Prill 2019

Një grua në Ferizaj ka rënë nga kati i gjashtë i nj ndërtese.

Për momentin nuk dihen shkaqet se pse ka ndodhur kjo ngjarje.

Agim Gashi nga Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajit e ka konfirmuar rastin për lajmi.net duke treguar se personi në fjalë është dërguar në spital me shenja jete.

“Rreth orës 15:30 minuta në Ferizaj, për momentin ende në rrethana të panjohura një person i gjinisë femërore ka rënë nga kati I 6 është dërguar në spital me shenja jete dhe tash është duke u transportuar në QKUK”, tha Gashi.

Gjithashtu Gashi është shprehur se këto janë informatat e vetme që kanë edhe pse ndodhen në vendngjarje.

Komento: