Bie nga ndërtesa punëtori në Gjakovë, dërgohet në spital

10:06 | 13 Korrik 2021

Policia raporton se një person në Gjakovë ka rënë nga ndërtesa ku ishte duke punuar.

Raportohet se viktima është rrëzuar nga një lartësi prej 2m dhe ka pësuar lëndime trupore.

“I njëjti është dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: