Bie numri i pacientëve me koronavirus që po trajtohen në spitalet e SHSKUK-së, kjo është gjendja e tyre

15:38 | 28 Shtator 2020

Ka rënë numri i pacientëve të prekur me koronavirus që po trajtohen në spitalet e Kosovës.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjithsej 183 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale të Kosovës.

Nga këta pacientë, 106 janë të konfirmuar se janë pozitivë me COVID-19.

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se 101 pacientë janë me oksigjenoterapi, prej tyre 4 në respiratorë dhe 7 me CPAP maskë.

Komento: