Bie numri i të infektuarve me koronavirus, ky është bilanci në 24 orët e fundit

11:32 | 29 Gusht 2022

Përgjysmohen rastet me Covid 19, 42 persona rezultojnë pozitivë në 24-orët e fundit.

Ditëve të fundit situata me koronavirusin në Kosovë ka shënuar përparim, numri i rasteve pozitive vijon të jetë i ulët. Në 24 orët e fundit janë raportuar vetëm 42 raste pozitive, teksa nuk kemi asnjë vdekje të shënuar.

42 raste pozitive me Covid-19 janë regjistruar nga 251 testime të bëra.

224 persona janë shëruar në 24 orët e fundit, teksa kemi 1 mijë e 503 raste aktive me këtë virus.

Njoftimi i plotë i MSh-së:

Komento: