Bien shumë vlerat e futbollistëve, më së shumti e pëson ky lojtar

18:12 | 31 Mars 2020

Kroonavirusi ka prekur edhe botën e futbollit.

Pandemia e koronavirusit që është përhapur në pjesën më të madhe të botës ka bërë që vlerat e futbollistëve të bien ndjeshëm.

Sipas CIES, vlerat e lojtarëve kanë rënë për 28 për qind.

CIES deklaron se vlera totale e lojtarëve në pesë ligat më të forta të Evropës është 23.4 miliardë euro, dhe përpara pandemisë vlenin 32.7 miliardë euro.

Në periudhën 11 mars – 30 qershor, Barcelona do të humbas më së shumti, 366 milionë euro, e ndjekur nga Real Madrid (350 milionë) dhe PSG (302 milionë).

Është interesante se nga klubet e pesë ligave të forta, humbjen më të vogël e ka pësuar skuadra nga Ligue 1, Brest.

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, ka rënien më të madhe në tregun e transferimeve.

Para koronavirusit, vlera e tij ishte 65 milionë euro, tani vlen 35 milionë.

Komento: