
Aktorja, Eva Alikaj, është skualifikuar dje nga loja pas ofendimeve që ka bërë ndaj Luizit.
Ky ishte përjashtimi i dytë brenda ditës në shtëpi, pas atij të Ermionës.
Ajo e ka pritur këtë vendim jo mirë dhe teksa ishte në dhomën e grimit, tha se ka shumë rroba për të marrë e se do largohet kur të dojë.

Me ton kërcënues, Eva i tha Maestros se do largohet kur të dojë, e nëse do duhet, produksioni të lajmërojë edhe policinë.
Ndryshe, që nga dalja e shtëpisë ajo nuk ka dhënë ndonjë deklaratë.
VIDEO:
