Big Mamas i vdes një anëtar i familjes – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Big Mamas i vdes një anëtar i familjes

10:19 | 19 Dhjetor 2019

Big Mama humb një person të familjes.

Kohëve të fundit këngëtarja e njohur Big Mama është përballur me situata të vështira, shkruan Kosovarja.

Tre muaj pasi humbi babain, Big Mama ajo sot ka humbur edhe agjën e saj, një situatë e rëndë për këngëtare.

Këtë njoftim ajo e ka bërë për ndjekësit e saj përmes një postimi në rrjetin social.

Ky është shkrimi prekës që ka bërë këngëtarja:

“U prefsh në paqe axha Is. Nuk prite dhe pak, nuk durove të rrish pa shokun e jetës. U zemërove pse nuk të përcjelli ai ty i pari. Po neve na lat shumë keq pa asnjërin. Zoti ju bashkoftë në xhenet dhe ju bëftë mirë atje.

Do të na mungoni tërë jetën, kujtimet e bukura nuk do të shuhen asnjëherë. Të kam dashtë shumë si babanë, por Zoti ju deshi me shumë dhe ju mori të dyve shumë shpejt. Nuk do t’iu harrojë kurrë.

Gjithëmonë do të ju kujtojmë me pozitivitetin, humorin, zemërgjerësinë që kishit”, ka shkruar në njoftimin e saj në Instagram Big Mama, duke ja bashkur edhe një foto me axhën e saj.

Komento: